Ambasada e Rusisë në Shqipëri për shkak të COVID-19 ka ndërprerë shërbimet në Shqipëri për lëshimin e pasaoportave, marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, përveç rasteve emergjente.

Në një njoftim ambsada e Rusisë sqaron se, “për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës epidemiologjike lidhur me përhapjen e koronavirusit COVID-19, duke filluar nga data 16 mars 2020 ju njoftojmë për ndërprerjen e shërbimeve në Degën Konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Shqipëri (shërbime të lidhura me marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, si edhe lëshimin e pasaportave dhe vizave përveç rasteve emergjente)”.

“Masat e ndërmarra janë kushtezuar nga rrethanat e veçanta, të shkaktuara nga nevoja për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve dhe janë të përkohshme. Aplikuesit që tashmë kanë dorëzuar dokumentet për marrjen e vizës mund të vijnë t`i marrin në Degën Konsullore në datat 16, 18, 20 mars nga ora 9:00 deri në 12:00”, sqaron Ambasada.

Po ashtu ambasada ruse jep këshilla për qytetarët në lidhje me koronavirusin dhe masat që duhen marrë.

“Ju vëmë në dukje se të gjithë qytetarët që vijnë në Rusi nga vendet me rrezik epidemiologjik, për shkak të përhapjes së koronavirusit COVID-19, duhet të njoftojnë detyrimisht për vendin e datat e qëndrimit në shtete të tilla si edhe kontaktet e tyre përmes telefonit +7 (495) 870 45 09”. Edhe në rastin e mungesës së temperaturës së lartë dhe simptomave të sëmundjes respiratore ata duhet të vetizolohen detyrimisht në shtëpi për 14 ditë nga data e mbërritjes në Rusi. Nesë shfaqen simptomat e para, duhet të kontaktojnë me shërbimin mjekësor për marrjen e ndihmës mjeksore në shtëpi pa shkuar në spital”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada
Ambasada

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb