Ish deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një statusi në “facebook” i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në lidhje me atë që po ndodh me koronavirusin.

Spahia thekson se Ogerta çuditet nga e vërteta dhe fajëson opozitën.

Postimi i ish deputetit të PD Bardh Spahia:

OGERTA QE CUDITET NGA E VERTETA E KERKON FAJ TEK OPOZITA

Të bësh gabime nga padija është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtën rrugë pa krye, edhe kur të provohet me fakte është kriminale Ogerta Manastirliu! Të sulmosh opozitën, pse po denoncon papërgatitjen e shtetit, që të të nxisë të bësh detyrën, nuk është punë Ogerta, të paktën jo për qytetarët! Eshtë punë partie, po, por vërtetë mendon se partia ia vlen mbi shëndetin e qytetarëve?

Qenke cuditur se cfarë e ka shtyrë një mjek i cili është vetëkarantinuar, për shkak se ka qenë i ekspozuar pa veshje mbrojtëse??? E vërteta të cudit kaq shumë? Provoje ta thuash edhe ti ndonjëherë, e do ndihesh më mirë e nuk do cuditesh pa lidhje! Edhe njëherë nëse ende nuk e ke kuptuar: Koronavirusi prek këdo, pa dallim dhe cdo masë e munguar na rrezikon të gjithëve e padyshim që kjo është kriminale!!!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb