Bashkia Elbasan merr masat e para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Raportohet se sot ka nisur dezinfektimi i të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit në qendra ditore.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Bashka e Elbasanit iu bën thirrje qytetarëve që të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.

“Evitoni panikun, ky është thjesht një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes.

Për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus, qëndroni në shtëpi dhe telefononi 127”,- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Sakaq, një masë parandaluese është marrë edhe nga lokalet, të cilat i detyrojnë klientët para se të futen të dezinfektojnë duart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb