Sot qyteti i Beratit ka qënë më pak i zhurmshëm dhe më i qetë. Në rrugë ka ende lëvizje autumjetesh dhe shumë më pak kalimtarësh, edhe pse më pak në numër,në krahasim me ditët e tjera.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se baret e restorantet në Pedonalen e qytetit dhe në rrugët e tij janë bosh,ndërsa në qëndër të qyetit shikon ende qytetar që lëvizin,shumica e tyre të papajisur me masa mbrojtëse. Lëvizjet vihen re të jenë të shumta në farmacitë e qytetiti,ku banorët beratas interesohen për maska,dorashka dhe alkol,që prej disa ditësh mungojnë në çdo pikë shitjeje farmaceutike.

Ajo që është në gatishmëri në çdo rrugë të qytetit është policia me shërbimet e saj, ndërkohë që të gjitha institucionet e  administratës shtetërore janë të mbyllura. Ata që duhet të rrinë më tepër në shtëpi në këtë situatë të rënduar epidemiologjike janë pensionistët por në Berat ata janë më të shumtit në numër që qarkullojnë në rrugët e qytetit,me pretendimin se nuk rrinë dot në shtëpi.

Të moshuarit beratas dke menduar sikur mund ta sfidojnë situatën alarmante në të cilën është vendi ynë nga frika e përhapjes së virusit COVID-19,i sheh nëpër lulishte duke luajtur domino dhe në parqe e rrugë duke shëtitir.

Disa prej tyre që i sheh edhe pa masa mbrojtëse,shprehen se,nuk i mbron maska dhe prandaj nuk e vendosin. Ata pohojnë se,nuk mund të rrinë dot në shtëpi të mbyllur gjithë ditën,se dalin vetëm 1-orë për të shëtitur dhe se para se të dalin dezinfektohen me raki.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb