Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të subvencionojë pagat e çdo punëtori që përballet me papunësinë për shkak të pandemisë se koronavirusit pasi urdhëroi mbylljen e lokaleve dhe restoranteve ne te gjithe vendin.

Duke shpalosur një ndërhyrje të paparë nga shteti në ekonominë britanike, ministri i financave Rishi Sunak u tha gazetarëve se qeveria do të mbulojë 80% të pagave të punëtorëve për të paktën tre muajt e ardhshëm deri në një maksimum prej 2.500 paund në muaj, që është më shumë se të ardhurat mesatare. Sunak tha se masat do të zbatohen për të gjitha kompanitë, të mëdha apo të vogla. Masa ishte pjesë e një pakete më të madhe shpëtimi për bizneset britanike, duke përfshirë lehtësimin e taksave që arrijnë në 30 miliardë £ dhe kreditë pa interes për deri në 12 muaj.

Një recesion i thellë po afrohet ndërsa aktiviteti në të gjithë ekonominë po ndalet. Ditët e fundit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar për mos marrjen seriozisht të shpërthimit të koronavirusit dhe duke u mbështetur te qytetarët për të praktikuar distancimin shoqëror sesa thjesht mbylljen e bareve dhe restoranteve. Ne mbreterine e bashkuar jane regjistruar 3 893 raste me coronavirus nga te cilet 177 kane humbur jeten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb