BRAZILIA

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, që vazhdimisht ka folur për minimizim të pasojave të Covid-19, tha edhe kur ajo të shpallet, askush nuk është i detyruar  ta bëjë atë.

Komentet vijnë pasi qeveria caktoi miliona dollarë për blerjen dhe prodhimin e ardhshëm të vaksinave, pasi Brazili është shteti i dytë më i prekur nga pandemia pas Amerikës.

“Askush nuk mund ta detyrojë dikë që të bëjë diçka, kështu që nuk ka përse ndokush të ndihet i detyruar që të bëjë këtë vaksinë”, ka deklaruar Bolsonaro.

Brazili është bërë një pikë e nxehtë e koronavirusit muajt e fundit, me 3 908 272 raste të konfirmuara dhe 121 381 vdekje nga COVID-19.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 45 961 raste të reja të koronavirusit dhe 553 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Bolserano, që së fundmi u shërua nga Covid-19 ka “injoruar” rëndësinë e tij, duke thënë se ishte një “grip i vogël”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb