Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në vendin tonë nuk ka asnjë të prekur nga koronovirusi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama agresivisht dhe dhunshëm hyn e del në informacionin për koronavirusin.

Teksa e cilëson kryeministrin të paditur, Vasili i sugjeron atij që e vetmja ndihmë që mund të japë është që të mbyllë gojën dhe të lërë profesionistët të qetë që të bëjnë punën e tyre.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama flet kot për coronavirusin!

Edi Rama agresivisht dhe dhunshem hyn e del ne informacionin per coronavirusin.

Brutaliteti i gjuhes prej profani te paditur te Edi Rames sigurisht nuk qeteson apo informon askend.

Mos fol më Edi, ti nuk merr vesh asgje nga kjo pune.

Edit i eshte krijuar bindja se kur hungerin,hakerrehet dhe çfryn mund te fshehe injorancen.

Si i paditur qe je, te vetmen ndihme, qe mund tu japesh njerezve eshte ta mbyllesh gojen, qe kuterbon padije te dhimbshme dhe leri profesionistet te qete te bejne punen e tyre.

POSTIMI I RAMËS
?NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN?
? DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb