Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se për shkak të koronavirusit, ekonomia shqiptare po përjeton recesionin më të thellë në 30 vjet demokraci.

“Ashtu siç e keni parë kryetarin e opozitës këta ditë do ta shikoni përditë. Basha është aty për të marrë besimin e qytetarëve. Ne jemi këtu për t’ju dhënë drejtim halleve dhe shqetësimit të njerëzve. Ne dëgjojmë të njëjtat problematika, por tashmë janë shtuar problemet. Tashmë me karantinën e imponuar, sipas edhe praktikave ndërkombëtare, koronavirusi thelloi krizën ekonomike të Shqipërisë. Shqipëria është varfëruar. Nga situata e pas–koronavirusit po dalim të gjithë të humbur. Kjo qeveri na ka sjellë në situatën ku njerëzit kanë humbur vendet e punës, janë mbyllur bizneset duke përjetuar recesionin më të lartë në 30 vjet, edhe më shumë se në vitin 1997”, tha Teliti.

Dorjan Teliti u shpreh se qeveria shqiptare nuk mori masa për të minimizuar efektet e krizës, kurse shtoi se dhjetëra biznese tashmë kanë falimentuar. Ai shtoi se paketa qeveritare ka dështuar totalisht.

Organizatat ndërkombëtare thonin se një në tre shqiptarë hanë njëherë në ditë. Ndërsa BB thotë se një në tre shqiptarë nuk harxhon më shumë se 5 dollarë në ditë. Pra, është një popullatë e varfër. Shteti duhet t’ju vijë shqiptarëve në ndihmë. Qeveria zero mbështetje për bizneset. Janë paguar 230 mijë persona me një pagesë minimale për disa muaj. Duhet të ishte më e lartë si shifër. Rama ka dhënë vetëm një të 25 të buxhetit për koronavirusin.

Kemi qenë vendi i fundit në rajon për mbështetje ndaj njerëzve dhe bizneseve. Qeveria ka dhënë afërisht ndihmë 10 euro për frymë. Kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që qeveria të jepte më shumë para e menaxhohej kriza. Qeveria duhet t’i siguronte biznesit të madh likuiditet. Ju siguroj se janë qindra biznese që janë shitur ose duan të shiten. Më shumë se 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës e i bie që skema ka dështuar. Nuk ka kredi të dhënë siç pati thënë”, vlerësoi Teliti.

Më tej, Teliti theksoi se qeveria duhet të ndihmonte drejtpërdrejtë qytetarët e bizneset.

“Garancia e dytë sovrane nuk është dhënë fare. Qeveria shqiptare nuk ka ndërhyrë për të mbështetur bizneset e qytetarët. Nëse jemi të parët për të shpenzuar shumë para për rrugë sikur po bëhen me flori, jemi të fundit në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve nga ana e qeverisë. Kriza është rritur gjithmonë e më shumë. BB ka thënë se Shqipëria do kthehet pas 10 deri 15 vjet nga Covid-19. Edhe nëse do ishte PD në pushtet, do të kishte recension. Por e sigurt është që PD do të aplikonte metodat më të mira, mbështetjen direkt e recensioni do të ishte më i vogël.

Edhe vendet e rajonit e bënë, financuan fuqishëm qytetarët e bizneset për t’u kthyer sërish në gjendje stabile. Familjarët bëjnë llogaritë thjesht, shohin frigoriferin e vërejnë nëse kanë më tepër apo më pak. Sigurisht kanë më pak. Bizneset janë më mirë sot apo më keq. Patjetër që janë më keq. Rama harxhoi 100 mijë euro vetëm për fluturim për në Paris, bën tendera që nuk duhen bërë dhe në kohë normale e jo në kohë krize. Duhet të mos bëheshin kaq shpenzime. Kërkojmë thjesht që paratë tona të harxhohen më mirë, të mos shkojnë për mobilime zyrash. Të gjitha shtresat thonë se jemi shumë më keq se më herët”, përmbylli Teliti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb