Një eksod i ri nga Milano drejt Jugut me trenat e nisur gjatë natës së kaluar. Këtë gjë e njofton Guvernatori i Puglias, Emiliano i cili shkruan në “Facebook”, se kështu rritet rreziku i epiqendrave të reja të koronavirusit.

Kryetari i komunës, Benevento Mastella iu kërkon qytetarëve: “Deklaroni veten”.

Ndërkohë, është gjetur një marrëveshje midis qeverisë dhe partive sociale për sigurinë në punës. Në Vo ‘Euganeo, një prej epiqendrave asnjë rast pozitiv i ri.

Zëvendës Ministrja italiane e Arsimit Anna Ascani, 32 vjeç, rezultoi pozitive për koronavirusin. Ajo e zbuloi vetë me një postim në Facebook: “Siç e dini, unë kam qenë në izolim në shtëpi që nga e shtuna. Jam mirë, nuk kam simptoma. Kështu që mund të punoj nga shtëpia”.

Nga sot në mbrëmje trenat e natës nuk do të jenë më të disponueshëm. Kështu deklaron Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. “Në mënyrë që të  përmbajmë urgjencën shëndetësore të koronavirusit – thuhet në një shënim – MIT po racionalizon në mënyrë progresive ofertën në marrëveshje me punonjësit e shëndetit, duke marrë parasysh Dekretin Kryeministror të 11 Marsit”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, pozitiv me koronavirus

“Disa ditë më parë kisha kontakte me një të dyshuar pozitiv. Sapo kuptova se kisha simptoma, u izolova dhe fillova të punoja me shpejtësi të plotë nga distanca. Testi doli pozitiv”. Kështu shkruan Pierpaolo Sileri, zëvendësministër i shëndetësisë, i cili shton: “Gruaja ime dhe djali janë mirë, dhe megjithëse jemi në të njëjtën shtëpi, kemi ndarë dhomat”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb