I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për bujqësinë Ilir Pilku ka folur për prodhimet bujqësore në kohen e coronavirusit dhe bllokimin e eksporteve. Ai tha se do kemi kosto të lartë humbje dhe i bëri thirrje ambasadave dhe diplomatëve që të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare.

“Prodhimi nuk ka lidhje me ndikimin e coronavirusit në bujqësi, por në këtë fazë që jemi, ka lidhje me aksesin në treg. Por sa fermerët po aksesojnë tregun?
Prodhimet e serave, luleshtrydheve kërkojnë aksesim tregu. 50-60% duhet të shkojë në eksport, në këtë kohë i kemi të bllokuara. Disa tregje që kanë qenë të konsoliduara kanë prerë kërkesën për produkt. Asnjë ndihmë ndaj biznesit, që të krijojnë porta të reja që ky prodhim mos të hidhet në kanal, ku llogariten miliona euro humbje. Ambasadat dhe diplomatët duhet të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare”-tha Pilku.

Ilir Pilku këshilloi qytetarët që gjatë kësaj periudhe të konsumojnë luleshtrydhen në vend të limonit, pasi kostoja është më e ulët, ka shumë vitaminë dhe ndihmon fermerin.

“Kemi rreth 7 mijë ton prodhime luleshtrydhe, nuk eksportohet dot për shkak të situatës. Është më mirë të konsumojnë luleshtrydhen shqiptare, është frut i stinës dhe me shumë vitamina, se limon me kosto më të lartë dhe ndihmon fermerin shqiptar nga gjëma e madhe që na ka gjetur, do kemi kosto të lartë humbje. Shqipëria nuk ka asnjë problematikë në transport, kam qenë në kontakt me pika doganore, kompani transporti, s’ka asnjë rregullore për 14 ditëshin e karantinës”-u shpreh Ilir Pilku.

Një problematikë tjetër sipas Pilkut janë investimet në agrobiznes, ku bazën e kanë
nga importi i pajisjeve e teknologjisë, të cilat janë të bllokuara.

“Investimet në agrobiznes, bazën e kanë nga importi i pajisjeve dhe teknologjisë, në këtë fazë që jemi janë të bllokuara. Duhet patjetër të merret një masë, të shtyhen kontratat, nuk të vjen asnjë gjë nga jashtë. Në ndërtim, fuqia punëtore e reduktuar në 70%, ndikon në realizimin e veprave. 30-40 milionë euro mund t’i humbasim nga investimet e IPARD nëse nuk merret një vendim për t’i shtyrë kontratat, kun ë 2 javë që duhet të mbledhësh dokumentet për dosje, institucionet janë të mbyllura”-theksoi Pilku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: