KINE

Ndër iniciativat e solidaritetit për zonat që përballen me koronavirusin kjo është më origjinalja dhe më e papritura. Faqja pornografike xHamster ka vendosur të hapë abonimin premium për të gjithë njerëzit që jetojnë në zonat e kuqe, përfshirë këtu Lombardinë dhe Veneton në Itali.

Ideja është të japin një kontribut në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës së karantinës. “Në përpjekje për të ndihmuar agjencitë globale të shëndetit të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, ne do të ofrojmë abonim falas në xHamster Premium që tani e deri në fund të marsit”- ka deklaruar zëvendës presidenti i xHamster Alex Hawkins.

Faqja do të jetë e hapur për zonën e Venetos dhe Lombardisë, në Itali, Teheran në Iran, Daegu në Korenë e Jugut, Wuhan në Kinë dhe në Adeje në Ishujt Kanarie.

Eroqb9 Vaaao7zx
Eroqb9 Vaaao7zx

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb