Nga Besarda Taçi

Frika po rrezikon te jete virusi i vertete ne mendjen kolektive.

Por çfare eshte ky virusi i panjohur?

Koronaviruset (virus ne formen e nje kurore) janë nje familje e madhe e viruseve respiratore, te frymemarrjes, te cilat mund te shkaktojne semundje të lehta si gripi, ose me të rënda si MERS ( Middle East Respiratory Syndrome) SARS (sindroma respiratore akute).

Simptomat:

Dhimbje koke

Kolle

Dhimbje fyti

Temperature

Ndjesi dhimbje e pergjithshme

Pneumoni dhe veshtiresi ne frymemarrje me dhimbje te forte gjoksi

Personat më të rrezikuar:

Të moshuarit

Diabetiket

Të sëmurit me zemër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pse kemi frikë?

Nje virus mikroskopik, i padukshem ne gjendje te shkaktoje panikun ne çdo vend te globit, pikerisht aspekti i padukshmerise krijon frike tek njerezit.

Njerezit gjithmone jane ndjere te pafuqishem perballe nje rreziku te padukshem. Kjo eshte dhe arsyeja pse vazhdimisht jane ne kerkim te sherimeve nga viruset, edhe kur nuk ka situata alarmante.

Ajo qe dime, qe jo vetem ne Ëuhan, por dhe në Itali, shteti me i afert me ne, janë marre te gjitha masat parandaluese, izoluese dhe sheruese. Edhe ne Shqiperi, ndryshe nga ajo çfare thuhet Qendra Kombetare e Urgjences Mjekesore, janë marrë te gjitha masat per t’u perballur ne te ardhmen, nese do te kete raste.

Por çfare tjeter krijon panik?

Gripi vs Koronavirus: Ajo qe po ndodh eshte qe qytetaret po shkembejne simptomat e gripit me friken e koronavirusit Ajo qe duhet te dimë eshte qe deri me tani, janë shumë të prekur, por vetem 2% e të infektuarve me koronavirus, kanë humbur jetën!

Si çdo periudhe e virozave, mjekët po mundohen te nderhyne per sherimin e pacienteve. Por si çdo situate rreziku, parandalimi mbetet arma me efikase. Çfare mund te bëjmë konkretisht?

Të lajme me shpesh duart me sapun

Kollitja dhe e teshtira duhet te behen brenda nje shamije njeperdorimshe

Mbrohuni dhe mbani distance nga njerzit me sinptoma gripale

Nese vini qe i keni te gjitha simptoma; ndjeheni pa energji dhe keni marrje mendsh, kontaktoni ambulancen. /Dritare.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb