Akademiku dhe Profesori Artan Fuga tri javë më parë paralajmëroi dhe këshilloi mbylljen e aktiviteteve dhe institucioneve dhe sot ka rikujtuar duke publikuar edhe një herë bisedën në News24 më 16 shkurt me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca.

Fuga shprehet se duhet mos vazhdojmë të humbasim trenin duke u vonuar me budallalliqe teksa ka kritika për menaxhimin e situatës ku ndër të tjera thotë se s’ka më keq kur profesionistin apo dijetarin e vendos nën urdhërat e politikanit dhe dëgjohen vetëm servilët që hiqen si kompetentë.

Kujtojmë se Fuga paralajmëroi këtë gjë tri javë më parë atëhere kur Italia kishte vetëm disa raste me të prekur nga koronavirusi kurse Ballkani ishte tërësisht i paprekur. Sot qeveria mori të njëjtat masa por teksa është prekur zyrtarisht nga koronavirusi si dhe risku është i lartë nga vendi fqinj Italia.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

Coronavirusi? unë vazhdoj të mendoj si tre javë më parë në 16 shkurt 2020 në këtë studio me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca në Tv News 24!

Por, nuk duhen dëgjuar sharlatanët servilë që hiqen si kompetentë! Nuk ka më keq sesa kërkuesin shkencor, profesionist, dijetarin ta vendosësh në rolin e propagandistit dhe nën urdhërat e politikanit!

Ta marrim vesh njëherë e mirë! Për herë tjetër tani!

Tani rëndësi ka të mos vazhdojmë të humbasim trenin në stacion duke u vonuar me budalliqe!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb