Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Neës 24” deklaroi se ka një rritje të shtrimit në spital të personave që janë të infektuar me koronavirus.

Skëndaj u shpreh se për momentin, 1 person me Covid-19 është i intubuar, ndërsa 10 të tjerë janë në terapi intensive.

“Gjatë kërtyre tre ditëve kanë qenë 22 raste emergjente. Krahasuar me 24 orë më parë, kemi 4 më shumë, kemi 82 shtrime, që është rekord për Shqipërinë. Në tre ditët e fundjavës janë raportuar tre vdekje nga koronavirusi. Një nga viktimat nuk u klasifikua si e vdekur nga Covid-19, edhe pse ajo kishte pasur koronavirusin. Janë 10 në terapi intensive. Një pacient është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 pacientë nga virusi. Kemi rritje të madhe të shtrimeve në fundjavë. Pasojat po ndihen sot. janë në një muaj 10 pacientë që kanë ndërruar jetë, pasi kishin sëmundje të tjera dhe vdiqën pasi u prekën nga koronavirusi”, tha gazetari.

Më tej, ai gazetari Skëndaj shtoi se në rast se do të kemi rritje të rasteve me Covid-19, mund ta hapet një tjetër spital Covid 3.

“Tani që ka 82 raste, Ministria e Shëndetësisë mendon të hapë Covid-19. Është një godinë që është ka shërbyer si ish kirurgji që ka shërbyer për vite me radhë si e tillë. Mirëpo deri tani nuk ka shtrime për në Covid-19. Kemi edhe një ambjent tjetër universitar në autostradën Tiranë – Durrës, ku mund të ketë vend për 100 shtrime. Një person ka ndërruar jetë tek Kirurgjia dhe mendohet se ka qenë me koronavirus. Kjo është arsyeja pse kirurgët duan që çdo rast që do të jetë për kirurgji, duhet të kalojë testin e tamponit”, u shpreh gazetari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb