BRAZILIA

Një gjykatë në Brazil ka urdhëruar që presidenti i vendit Jair Bolsonaro të mbajë maskë në publik.

Vendimi i gjykatës, që u bë publik të martën, erdhi pasi kreu i shtetit brazilian u pa maskë gjatë daljeve të tij publike.

Gjykatësi federal Renato Borelli tha se Bolsonaro do të marrë 387 dollarë në gjobë, në rast se nuk mban maskën në publik.

Brazili është një nga shtetet që ka numër të lartë të të infektuarve me koronavirus.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb