Greqia starton fushatë vaksinimi kundër covid-19 nga 1 qershor.

Sipas një studimi të specialistëve grekë për infeksionet virale nga viti 2017 që u përfundua në muajt e parë të 2020 dhe duke ndjekur shembullin e Australisë, Hollandës dhe Gjermanisë ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shpallë një fushatë vaksinimi për grupet e rrezikuara nga mosha 50 vjeç me vaksinën BCG kundër tuberkulozit.

Përderisa nuk ekziston një vaksinë e posaçme dhe është vërtetuar se kjo vaksinë ul rrezikun e gjendjes së rëndë nga covid-19 deri në 80%, atëherë përbën një mbrojtje momentale për popullsinë dhe krijimin e imunitetit të popullsisë, theksojnë shkencëtarët grekë.

Vaksinimi do bëhet në 4 spitale të Athinës dhe disa të qyteteve më të mëdha periferike.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb