ATHINË

Greqia ka shtyrë masat me Shqipërinë, për shkak të koronavirusit, deri më datë 24 maj.

Mësohet se pika kufitare e Kapshticës nuk ka për të qenë e hapur, pasi nuk lejohet hyrja, për arsye madhore.

Ndërsa, pika kufitare e Kakavijës do do të qëndrojë hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për 400 persona lejohet kalimi në Kakavijë. Sipas rregullit, në Kakavijë, lejohet kalimi për shtetas grekë ose me leje qëndrimi.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 24.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb