DIBRA

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë, ndër ta edhe punonjës të policisë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se Covid-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore, Munir Xhepa.

Ai punonte si polic pranë  Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Xhepa kishte 5 ditë që ndodhej në intubim në një nga spitalet Covid në Tiranë.

Ky është rasti i parë që humb jetën nga koronavirusi një efektiv policie në Qarkun Dibër si pasojë e koronavirusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb