Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19 inxhinieri i njohur i pyjeve, Ferdin Liçaj.

Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjetet sociale, duke ndarë kështu edhe lajmin.

Ata shprehen se Liçaj ka qenë një njeri model dhe ekspert i talentuar në fushën e mjedisit dhe pyjeve.

“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshem qe e preku perpara disa ditesh.

Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror.

Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve. Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant.

Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme.

Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb