INDI-

Në mes të pandemisë globale të koronavirusit një cift indian nuk i ka rezistuar tundimit për një lënë një kujtim të pashlyeshëm në këto kohë krize të virusit vdekjeprurës, dhe i ka quajtur pikërisht dy binjakët e lindur, një mashkull dhe një femër, Covid dhe Corona.

’Ideja, raporton Sky News, e cila citon televizionin indian NDTV, i ka ardhur Pretti dhe Vinay Verma, një çift që jeton në Shtetin e Chhattisgarh. Binjakët kanë lindur në 27 mars, kur vendi i tyre si dhe shumë të tjerë ishte në lockdown.’Lindja erdhi pas shumë vështirësive dhe kështu unë dhe bashkëshorti im kemi dashur ta bëjmë këtë ditë të paharrueshme’, ka thënë nëna 27 vjeçare e binjakëve.

’Kur personali i spitalit filloi t’i thërriste Corona dhe Covid kemi vendosur edhe ne t’i thërrasim si kjo pandemi’, ka shtuar gruaja.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb