Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike për 10 vende fqinjë të Bashkimit Europian.

Ndihma do të jetë për sitautën me COVID-19 dhe në këto 10 vende, mes tyre është edhe Shqipëria që i takojnë 180 milionë euro.

Ukraina do të përfitojë më shumë nga të gjitha me 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro.
Po ashtu Kosova me Maqedoninë e Veriut do të marrin nga 100 dhe 160 milionë euro respektivisht.

Bie në sy po ashtu që BE ndihmon Tunizinë, vend në Afrikë me 600 milionë euro.

Në fakt deri tani BE ka ndihmuar Shqipërinë në luftën ndaj COVID-19 me 50 milionë euro grante që shkojnë për pajisje shëndetësore dhe ekonominë, mbështetjen ndaj familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb