Kompanitë e telefonisë celulare në Itali kanë ofruar minuta dhe internet pa limit për abonentët e tyre, si mënyrë për t’iu gjendur pranë në ditët kur vendi është në izolim total për shkak të koronavirusit.

Që prej pezullimit të shkollave dhe universiteteve, nxënësit dhe studentët po studiojnë online.

Po ashtu edhe ata që janë në punë dhe mund të punojnë online, prej një jave tashmë, po punojnë nga shtëpitë, kështu që internet falas është një mundësi e mirë ofruar nga kompanitë italiane.

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të kërkojë nga kompanitë celularetë ofrojnë internet falas për për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online në këto ditë izolimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb