ATHINË

Autoritetet shëndetësore konfirmuan sot se rastet e reja laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 1 784 , nga të cilat 10 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 186 469. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 63 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 600 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Numri i pacientëve të trajtuar në intubim është 367. Që nga fillimi i pandemisë, 1 315 pacientë janë lëshuar nga spitalet.

Pranimet e reja të pacientëve me Covid-19 në spitalet e territorit janë 292,ndërkohë që pranimi mesatar shtatë ditësh është 274 pacientë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 39 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 410 vdekje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb