BRAZIL

Kryebashkiaku i Manaus në Brazil, Arthur Virgilio Neto ka bërë një deklaratë të fortë fyese ndaj Presidentit Jair Bolsonaro duke i kërkuar dorëheqjen.

Neto është kryebashkiak i një prej qyteteve më toë goditura në Brazil, teksa vendi amerikano- latin konsiderohet si qendra e re e koronavirusit në botë sa i përket nr. të viktimave.

Neto e quan Bolsonaron idiot dhe thotë se duhet të dorëhiqet, të mbyllë gojën dhe të rrijë në shtëpi. Bolsonaro kërkon rihapje të Brazilit teksa edhe pse u prek vetë, e quan COVID-19 një grip të thjeshtë.

Por Brazili ka 3 muaj që vuan prej COVID-19, dhe numëron 363 mijë të infektuar nga të cilët 22 mijë e 66 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb