Ylli i muzikës pop, Lady Gaga falenderon mjekët për përkushtimin në këtë kohë pandemie. “Faleminderit OBSH dhe mjekëve për udhëheqjen në luftën kundër COVID-19 dhe për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën tjetër të botës”, tha Lady Gaga.

“Jam me të gjithë mjekët ”, tha ylli i pop-it, teksa prezantuar nismën ”TogetherAtHome”, koncertin megavirtual që do të mbahet më 18 prill me personalitete të shkëlqyera muzikore dhe argëtuese.

Shumë këngëtarë si dhe aktorë hollivudianë kanë dhuruar shifra të konsiderueshme parash në ndihmë të strukturave sanitare.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb