Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaron se edhe në rastin e koronavirusit, nuk ndalen lajmet e rreme.

Luarasi tha se këto lajme jo të vërteta dëmtojnë kauzën e mos-përhapjes së koronavirusit.

“Lajmet e rreme dëmtojnë shumë. Ka programe serioze, por ka edhe programe ku ftohen sharlatanë.

Kjo nuk është vetëm histori shqiptare, por edhe botërore. BBC Media Action po punon me Kryqin e Kuq ndërkombëtar për të raportuar për lajmet e rreme”, tha Luarasi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb