KOSOVA

Luksemburgu nëpërmjet organizatës UNICEF i ka dhuruar Kosovës 1.5 ton pajisje mbrojtëse që stafi shëndetësor të luftojë COVID-19.

Nga këto 8 mijë e 900 janë mantele kirurigjikale por UNICEF ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në luftën ndaj  COVID-19.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska ​​kirurgjike, 2,700 maska ​​me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red klinik si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.

Si reagim ndaj COVID-19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Dërgesat e  tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë (40 koncentrues oksigjeni, etj).

Ajo çfarë bie në sy është se Luksemburgu ka 3 mijë e 281 të prekur, 62 viktima dhe 500 të shëruar, shifra shumë më të larta se të Kosovës që ka 362 të infektuar, 8 viktima dhe 59 të shëruar nga COVID-19. Por nëse Luksemburgu është një nga 10-vendet më të pasur në gjithë botën, Kosova është një nga më të varfërat në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb