Koronavirusi mbërrin edhe në Antarktidë, kontinenti i 7-të dhe i fundit i paprekur deri më tani.

Rastet janë shfaqur në një stacion kërkimi dhe janë të importuara nga ushtria kiliane. Janë 36 raste të konfirmuara me COVID-19 nga ushtria kiliane në gadishullin e Antarktidës.

Anija kiliane mbërriti në Antaktidë më 27 nëntor dhe u largua në 10 dhjetor. Gjithsesi 26 anëtarët e personelit ushtarak dhe 10 të mirëmbajtjes që rezultuan me COVID-19 janë evakuuar në Kili pasi janë konfirmuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb