Shfaqet rasti i parë me COVID-19 edhe në qytetin e vogël juglindor të Ersekës.

BalkanWeb mëson nga burimet konfidenciale se një 60- vjeçare e cila jeton në Tiranë shkoi për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë por shfaqi shenja nga COVID-19.

Ajo është zhvendosur prej disa ditësh dhe ka shfaqur shenjat e COVID-19 duke u izoluar menjëherë.

Ndërkohë gjendja e saj është e stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i tretë në qarkun e Korçës ku ka të shënuar me koronavirus teksa është një nga qarqet me më pak të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb