Shtete të tëra nga më të fuqishmet tek ato më të voglat po vuajnë tashmë pasojat e përhapjes së koronavirusit.
Të dhënat ndryshojnë nga dita në ditë, me raste të prekurisht që shtohen si dhe me më shumë viktima.

Kështu në të gjithë botën llogariten 1.274.938 raste nga të cilat 69.498 kanë humbur jetën dhe 265,883 janë shëruar.

Problematike situata paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë prekur deri më tani 336,851 persona, mes tyre 9620 viktima. Spanja thyen një tjetër rekord të zi, ku numri i të prekurve ka arritur 131,646 ndërsa viktimat janë 12, 614.

Italia vazhdon të vuajë nën kthetrat evirusit. Numërohen deri më tani 128.948 të prekur dhe 15,887 viktima, ndërsa në Gjermani situate paraqitet pak më e lehtë se Italia dhe Franca. Atje llogariten 100,123 të prekur dhe 1584 viktima.

Në Francë deri më tani ka 92,839 raste, pra më pak se në Gjermani por numri I viktimave është më I lartë, 8078.
Rastet e reja nuk mungojnë as në Kinë, vendin nga ku shpërtheu virusi. Në total llogariten 81,708 të prekur dhe 3,331 viktima. Këto janë të dhënat zyrtare, pasi shumë teori flasin për një fshehje të numrit real të viktimave nga autoritetet vendase.

Në Iran situata është gjithashtu kritike, ka 58,226 të prekur dhe 3603. Në Britani të Madhe ka 47,806 të prekur, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4,934.

Po ashtu edhe në Turqi ka rritje. Numërohen 27,069 raste dhe 574 viktima, ndërsa në Zvicër ka 21,100 raste dhe 717 të vdekur. Edhe në Belgjikë janë prekur nga koronavirusi 19,691 persona dhe ka 1447 viktima. Holanda po ashtu ka 17,851 raste dhe 1766 të vdekur. Kanadaja numëron 15,512 raste dhe 280 viktima deri më sot.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb