TIRANE

Për këngëtaren nga Kosova, Shkëndije Mujaj kjo pandemi koronavirusi është sprova që njerëzit duhet të kalojnë para Zotit.
Në karantinë me babain akademik, për “Panorama Plus” ajo rrëfen arsyen pse ky izolim e gjeti të përgatitur, pas një terapie gjashtë mujore që iu desh të bënte pas humbjes së nënës.
Duke i konsideruar lidhjet me meshkujt, martesën dhe muzikën thjesht fantazi e përralla larg realitetit, Shkëndija zbulon jetën e një vajze të bukur dhe seksi në karantinë.
Si po e përjeton izolimin në karantinë, mund të thuash se di ta kalosh bukur kohën dhe kështu?
Shkëndije Mujaj: T’ju them të drejtën as që e kisha marrë seriozisht, deri ne momentin kur u ktheva nga Praga, pasi u mbyllën kufijtë ! Tani janë bërë shumë ditë që jemi vetizoluar si gjithë të tjerët . Po unë studimet e mia po i vazhdoj online … Mund të them që gati 70% të kohës e kaloj duke lexuar.
Pastaj po mundohem që sportin ta improvizoj duke mos e lënë tërësisht. Gjithashtu kam nderin që edhe babain e kam këtu afër , e diskutojmë, drekojmë bashkë, natyrisht edhe motra vjen cdo ditë. Pasi babi qëndroi këtu 3 muaj, kishte për t’u kthyer por ja që isha me fat dhe qëndroi tek unë.
Babi nuk është se rri mbylur,thjesht del në natyrë po kur s’ka njerëz fare në qarkullim.
Është në stilin tënd të jetesës të qëndrosh mbyllur brenda, apo të pëlqen të dalësh?
Shkëndije Mujaj: Pasi e humba nënën time, 6 mujorin e parë e kam vuajtur. Pothuaj çdo ditë kam qarë si fëmijë, derisa fillova me studime dhe bëra një praktikë 6 muaj, ku pashë shumë raste te rënda në stacione të vdekjes, etj ! Kjo praktikë më mundësoi të forcohem pak, kështu që jam bërë imune pak për të qenë e vetizoluar.
Si besimtare e devotshme për cfarë po i lutesh Zotit këto kohë?
Shkëndije Mujaj: Po Zoti e di më se miri! Unë lutjet e mia i bëj si çdo ditë. Pra Namaz, 5 rituale gjatë ditës të cilat janë të detyrueshme ! Por tani kam shtuar lutjet edhe për vëllezërit e motrat që janë prekur nga Koronavirusi, apo janë dënuar nga kjo sprovë. Është etikë morale dhe njerëzore që secili prej nesh të ngrejë duart drejt qiellit dhe të lutet për viktimat e prekura, por edhe për mëshirë. Pra ta kalojmë sa më shpejt !
Mendon se kjo mbyllje do të ketë një anë të mirë të pastrimit të shpirtrave njerëzore apo reflektimit?
Shkëndije Mujaj: Unë mendoj per ata që kanë mendje dhe logjikojnë se duhet të punojnë me egon, sepse tek e fundit ja ç’ndodh kur Zoti ka planet e veta dhe i bllokon të gjithë . Pra është një periudhë që na bën të vetëdijshëm se ka një fuqi që t’i zhvlerëson të gjitha planet e dëshirat e tua . Mund të jetë edhe një shenjë se ne duhet të jetojmë ashtu sic na e kërkon Zoti,dhe jo siç dëshirojmë ne. Për mua persoalisht si individ është një argument ky nga ato që lexoj çdo ditë.
Libri ynë është i përfunduar sa i përket Krijuesit . Prandaj gjithmonë thuhet në Literaturën Islam:“ Erdhi Kjameti, ai është shumë afër”, sepse tek Allahu ato kanë përfunduar . Ajo që do të ndodhë, nuk ka kush e ndal ! Por edhe ajo që nuk është shkruar të na godasë, kurrë nuk do të na ndodhë .
Ty të tremb më shumë vdekja apo vetë jeta?
Besimtarin nuk e tremb asgjë , përvec frika ndaj Allahut . Kur njeriu dashurohet me Krijuesin, brendësia e shpirtit shijon një ëmbëlsi . Edhe nëse e mbyll me shtatëdryna, ai shpirt prapë do të shijojë imanin. Kjo është mrekullia e besimtarit, dhe ai që e ka shijuar një herë kurrë më nuk është se i bën përshtypje dicka tjetër. Natyrisht që njeriu gabon, por gjithmonë vazhdon ta mbajë atë lidhje me Krijuesin . Nuk ka asgjë në këtë botë që të bën më të lumtur se Allahu, kur ta heq perden e të qenurit e verbër para detyrave dhe obligimeve karshi Tij !
Provon çdo ditë dashurinë e Zotit, po atë të burrit e ke provuar?
Më mjafton Allahu që është përcaktuesi më i mirë i fatit për mua , kështuqë as që humb kohë për këto fantazi e përralla të kota. Thjesht uroj të jetë praktikant i Fesë Islame, përndryshe nuk ka as shans t’i flas, e jo më të dal me dikë.
Po martesës i beson si institucion?
Atë cfarë mendoj unë për martesën është një mision që Allahu për dikë e ka caktuar të martohet e për dikë jo. Por nuk duhet pritur si një vendim që po na lumturon shpirtin. Madje është e kundërta që nëse këtë dikush e vendos në mendje, kurrë ose e lumtur nuk do të bëhet. Sepse është diçka që bëhet monotone, sidomos nëse nuk je praktikant i religjionit do ta përjetosh xhehnemin (ferrin) para kohe, ashtu si po shoh vërdallë shumë çifte që janë bashkë, por të lumtur nuk janë .
Si beqare që je kalon shumë kohë në rrjetet sociale, dhe ka meshkuj që të gjuajnë në këtë periudhë koronavirusi?
Online nuk ësht se rri shumë , por thjesht ndjek të gjitha lajmet se çfarë ka ndodhur. Për të hyrë në bisedë, jo edhe shumë pasi jam shumë e kufizuar me kohën. Më duhet shumë të lexoj .
Po me muzikën si i ke aktualisht punët, ke plan të kthehesh sërish me ndonjë klip?
Po edhe muzika është thjesht fantazi e fjalë të kota. Natyrisht që është për t’u argëtuar dhe kaluar kohën, por ka muzikë që flet për jo realitetin. Nëse do të shkruaj ose të krijoj ndonje këngë, dua pikërisht të lidhet me mua dhe t’i jap dikujt një mesazh të bukur. Pas dhimbjes që e përjetova me humbjen e nënës, nuk është që më mbeti hapësirë as edhe për t’u improvizuar e lëre më të argëtohem.
E mira dhe e keqja që ke provuar nga të qenit vajzë e bukur?
Hmmm! Allahu është i bukur dhe e do të bukurën! E mira e të qenurit vajzë e bukur ëshët se mund të bëhesh shumë shpejt e famshme, por aq sa është e bukur vëmendja edhe mund të jetë e bezdisshme, irrituese në momentet e përditshmërisë. Ka momente kur në realitet nuk dëshiron të dukesh fare! Por nëse bukuria kombinohet me inteligjencë është vdekje për armiqtë e shkretë. (qesh)
A mbyllim me materialen, ke aq para sa të mos e vrasësh mendjen për ndjenj apo për të punuar?
Unë kam aq sa dëshiron Zoti ! Po tani që të gjithë janë izoluar, lind pyetja a kanë për të ngrënë pa punuar? E shikoni që edhe për këtë Zoti ka një mesazh: Rrini në shpi, bukë do të hani !

[gallery ids=”1269099,1269100,1269101,1269102,1269103″
Burimi: Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: