TIRANE

Situata me Covid-19 bëri që shumë festivale, evente apo kompeticione të ndryshme mos të mbaheshin. Megjithatë pavarësisht se situata vazhdon të jetë e njëjtë, duket se Festivali i RTSH-së do të mbahet në fundvit pavarësisht si do të shkojnë gjërat.

RTSH ka hapur konkursit dhe dhe në datat 1 dhe 2 tetor do të pranohen këngët konkurrente në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected] dhe më pas do kryhet përzgjedhja nga komisioni i seleksionimit shkruan Who. Çfarë duhet të dorëzojnë këngëtarët?

1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.
5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).
6. Versioni MIDI FILE i këngës.
7. Tekstin e plotë.
8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.
9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: