Ministria e jashtme ka shpërndarë sot përmes mediave një tjetër njoftim për qytetarët. Ministria njofton se me qëllim evitimin e përhapjes së koronavirusit, Serbia e Sllovenia kanë mbyllur kufijtë duke mos lejuar hyrje në këto dy shtete.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të shtetasve shqiptarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19. Për pasojë, shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi.

Gjithashtu, MEPJ informon se autoritetet sllovene nuk do të lejojnë hyrjen në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, të shtetasve të vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Slloveni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb