Ministria e Mbrojtjes ka filluar të marrë masat lidhur me strukturat e saj për koronavirusin.

Ministrja Olta Xhaçka po bën me dije se për parandalimin e përhapjes së virusit po kontrollohet repartet dhe strukturat ushtarake si dhe po evidentohet personeli ushtarak/ civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

 

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb