Ndërsa në botë janë të paktën 70 kompani që po punojnë për zhvillimin e një vaksine, mjeku imunolog Genc Sulçebe tha në “Opinion” se  vetëm 5 ose 7 pre tyre do të arrijnë në sukses.

“Punohet në SHBA, Kinë, Britani, por testimi në njerëz ka filluar vetëm në Kinë dhe në SHBA”, tha mjeku duke u shprehur që testimi i një vaksine tek njerëzit duhet të kalojë në 4 faza.

“Së pari testohet nëse ka efekte të dëmshme. Në fazën e dytë shihet se si reagon sistemi imunitar dhe nëse reagon me sukses, kalon në dy grupe: një grup që quhet placebo dhe një grup që merr vakasinën e vërtetë. Faza e katërt është me popullatën e gjerë. Testohet në një grup të madh prej 10 mijë vetësh. Këto faza zgjasin të paktën 3 muaj, por duke patur parasysh emergjencën faza e parë dhe e dytë mund të zhvillohen paralelisht. Në rast se këto dalin me sukses mund të kalohet direkt në provën e një grupi të madh individësh”, u shpreh mjeku.

Dr. Sulçebe tha se mbrojtja e vaksinës është më shumë se 80% dhe në rastin e koronavirusit mendohet se suksesi i vaksinës do të jetë i mundshëm sepse krijohen antitrupa./Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: