Covid 19 pa diskutim ka ndikuar në jetën tonë dhe të kthejmë sytë më shumë nga vetja nga shëndeti ynë.

Një rëndësi të madhe gjatë kësaj periudhe i është kushtuar shëndetit fizik e mendor. Çenkuela Hasa, moderatorja dhe blogerja e Fitstation ka sjellë disa sugjerime këtë të shtunë se si të ushqehemi shëndetshëm gjatë kësaj periudhe.

” Të gjithë po përjetojmë kohëra të vështira për shkak të pandemisë globale covid 19, ku ekzistojnë frikëra dhe pasiguri. Stresi dhe ankthi është më i lartë, por unë besoj fuqishëm që ushqimi duhur mund të ndryshoj shumë gjëra në këtë periudhë”- u shpreh Çenkuela.

Disa nga sugjerimet që ajo dha ishin”

  • Qëndroni larg pijeve me kafeinë dhe alkolit
  • Pini ujë sa më shumë
  • Pasurojeni ditën tuaj me perime dhe fruta
  • Sa më pak yndyrna jo të shëndetshme

Por një rol të rëndësishëm ka pazari. Çenkuela ka zgjedhur 3 produkte në pazar të cilat duhet ti keni patjetër në kuzhinë për të patur një imunitet të fortë.

Mjalti

Është burim energjie, ka veti kuruese dhe forcon imunitetin. Mund ta përdorni shoqëruar me kanellë apo limon.

Arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3. Qetësojnë sistemin nervor dhe largojnë lodhjen kronike e mendore.

Xhinxheri ka veti kuruese dhe lufton virozat. Përdorimi i 2 filxhanëve me çaj xhinxheri në ditë ndihmon të keni imunitet të fortë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb