Koronavirusi po përmbyll edhe muajin e 5-të nga shpërthimi i tij në janar të 2020 në Wuhan të Kinës e më pas përhapjen në 188 vende të botës.

Deri tani virusi vdekjeprurës ka infektuar 4.7 milionë qytetarë nga të cilët 315 mijë kanë vdekur. Ndërkohë janë 1 milion e 700 mijë që janë shëruar kurse raste aktive ka ende 2 milionë e 600 mijë.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga COVID_19 me 1 milionë e 500 mijë të rasteve, ndjekur nga Rusia, Britania dhe Brazili.

Vendet me më pak të prekur janë Lesotho dhe ishulli i Saint Pierre dhe Miquelon, kjo e fundit dhe rastin që kishte e shëroi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb