Gjithsej 75 raste të reja me koronavirus u njoftuan sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Katër prej tyre u identifikuan pas kontrolleve në portat e hyrjes së vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve  shkon në 4662. Dymbëdhjetë pacientë trajtohen të intubuar.

Ndërkohë që 128 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu u konfirmuan 2 vdekje të regjistruara duke shkuar numri në 208 vdekje në total.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb