ATHINË

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konfirmoi sot 1 113 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 12 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 163 213. Ndërsa, 249 pacientë trajtohen të intubuar, 1161 pacientë të tjerë janë larguar nga qendrat shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe 29 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5 951 vdekje në total në vend, për shkak të virusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb