Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Grequ konfirmoi sot se rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2215, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 201 677. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 71 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 32, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 664 vdekje.
Numri i pacientëve të trajtuar në  intubim është 451. Që nga fillimi i pandemisë, 1 398 pacientë janë larguar  nga institucionet shëndetësore.

Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 402, ndërkohë që pranimi mesatar shtatë ditësh është 335 pacientë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb