Janë 6.946 rastet e reja me COVID-19 të regjistruara në Itali, nga 286.428 tamponë të kryer.

Shkalla e pozitivitetit qëndron në 2.4%, nga 3.7% të hënën. Në 24 orët e fundit ka pasur 251 vdekje, për një total prej 123,282 që nga fillimi i pandemisë.

Të shëruarit sot ishin 16,503. Në njësitë e kujdesit intensiv 102 pacientë më pak, ndërsa ka rënë me 490 numri i pacientëve të shtruar në pavijone të tjera Covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: