Shumë aktivitete të planifikuara për tu zhvilluar në Kinë, përfshirë provat e Kupës së Botës në ski, që do të mbaheshin në muajin shkurt, janë anuluar.

Gjithashtu edhe kompania ajrore British Airways ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet nga Kina, ndërsa kompania Toyota ka pezulluar prodhimin në Kinë deri më 9 shkurt, nga frika e infeksionit të koronavirusit që po përhapet.

Kompania Starbucks ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjysmës së dyqaneve të saj në Kinë, dhe vetëm disa ditë më parë, zinxhiri i dyqaneve ushqimore McDonald’s ndërmori një vendim të ngjashëm.

Rastet e koronavirusit të konfirmuar dje ishin 1 459, pra më pak se 2 077 të regjistruara ditët më parë, që tregojnë një fillim të mundshëm të ngadalësimit të infeksionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb