Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka lajmëruar se në Klinikën Infektive në QKUK ndodhen në spital 40 pacientë me koronavirus dhe se nga Covid-19 janë prekur edhe 3 infermiere.

Në njoftim thuhet se 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruajnë mediet e Kosovës.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb