Po punohet natën dhe ditën për t’u përballur me urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. Ndërsa në Itali virusi po luftohet në repartet e sëmundjeve infektive dhe njësitë e kujdesit intensiv, në Izrael po punohet për krijimin e një vaksine.

Emisioni “Quarto Grado” ka shkuar në laboratorët e Ness Ziona afër Tel Avivit për të parë nga afër punën që po bëhet për të kuptuar virusin.

“Kemi zbuluar thuajse rastësisht se koronavirusi ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të një virusi tjetër që studionim ndërkohë – shpjegojnë kërkuesit – kështu që mund të themi se ne jemi tashmë në një pikë të mirë. Tani kemi nevojë për disa javë të tjera për të filluar testimin e vaksinës te njerëzit dhe brenda disa muajve mund të jetë gati”.

VIDEO/ BRENDA LABORATORIT IZRAELIT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb