Lideri opozitar, Hristijan Mickoski thotë se situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut po del jashtë kontrollit.

Ai thotë se teza që virusi po dobësohet është e rrezikshme pasi nuk ka bazë shkencore.

Mickoski kërkon që zgjedhjet e parakohshme mos mbahen gjatë pandemisë pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve por LSDM shprehet e bindur se ato mbahen më 5 korrik.

 

 

”Teza që virusi dobësohet në veprimin e tij është e rrezikshme. Teza e tillë shkencore ende nuk është provuar. Edhe më i rrezikshëm është pretendimi se qeveria ka kontroll dhe i di vatrat. Numri i të infektuarve nuk e konfirmon këtë. Kjo nuk është kokëfortësi politike por realitet i hidhur që paguhet me jetët e njerëzve. Nevojitet strategji e jo PR i qeverisë ku nuk japin përgjigje për pyetjet. Ndërsa  katastrofa në shëndetësi reflektohet në ekonomi”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb