MEKSIKË

Afër 30 mjekë në një spital në veriun e Meksikës, janë infektuar me koronavirus, ka lajmëruar Departamenti Rajonal i Shëndetësisë.

Kjo është një nga goditjet më të mëdha ndaj uniformave të bardha në këtë shtet e jo vetëm. Meksika ka raportuar deri tani 1215 raste me koronavirus dhe 29 vdekje. Spitalet kanë thënë se situata mund të bëhet akoma më e keqe e mund të arrijë edhe nivelet e Europës.

Mjekët e spitalit të Monclovas kanë rezultuar pozitivë me koronavirus që nga e marta. Mendohet se përhapja ka nisur, kur një pacient ka shkuar për vizitë, ka infektuar një mjek dhe ky i fundit më pas ka shpërndarë virusin tek të tjerët.

Kritikët thonë se qeveria e Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador ka vepruar më ngadalë se vendet e tjera të rajonit për të luftuar virusin dhe ka kryer një numër relativisht të ulët të testeve, gjë e cila do të thotë se mund të ketë shumë raste që nuk janë zbuluar ende.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb