SHBA

Shkollat në New York, e cila është dhe epiqendra e epidemisë në SHBA do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të vitit shkollor.

Lajmin e ka dhënë guvernatori Andrew Cuomo i cili ka thënë se është ende herët për të vendosur nëse ata do të rihapin në shtator ndërsa më herë as që bëhet fjale për t’u hapur.

New York-u është më i prekuri në SHBA ku deri tani kanë humbur jetën 18 399 persona. Në total në SHBA janë 1 091 038 të infektuar nga koronavirusi nga të cilët kanë vdekur 64 203.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb