Mjeku Gëzim Xhepa në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka treguar dy problemet ku ka çeduar menaxhimi i situatës së COVID-19 në Shqipëri.

Xhepa i cili i kërkoi qeverisë të lehtësonte masat kufizuese ka thënë se mjeku i familjes u kthye në transmetues pasi duhet të komunikonte me telefon dhe jo drejtpërdrejt.

Ndër të tjera gabim të madh ai e quan kthimin e QSUT në Spital Infektiv apo COVID-19 pasi sipas tij hodhi ‘knock- out’ gjithë sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

”Mjeku i familjes është kthyer në transmetuar. Nuk e njeh pacientin dhe familjen etij. Krijoi panik në sistemin shëndetësor. Kemi shumë raste intubimi që nuk po ripërsëriten.
Paniku është dhe tek informacioni. Nuk merret më nga specialistë, gazetarë por nga kushdo dhe nga rrjetet sociale duke krijuar edhe shtypje. Sistemi shëndetësor ka neglizhuar mjekun e familjes. Ai duhet të ishte fronti i parë i luftës. Pse duhet të ishte?
Sepse ai njeh individin, njeh patologjitë, njeh gjëndjen e tij dhe ky duhet të ndërvendosej për të transmetuar drejt saj rastet. Mjeku i familjes u la të ballafaqohej drejtpërdrejt me pacientin kur duhej në dy javët e para të karantinës të telefononte. Nuk u morr vendimi që të zgjerohej lista e ilaçeve elektronike. Mjeku i familjes duhet t’i zgjerohje receta elektronike.
Gabimi numër 1 është që Qendra Spitalore që menaxhon gjithë Tiranën e Shqipërinë u kthye në spital COVID-1 që hodhi knock- out gjithë sistemin shëndetësor. Kishim Sanatoriumin. Vetë QSUT mund të mbetej nën kontrollin e vazhdueshëm të rasteve të sëmura në kushte karantine. Janë me 10-ëra të sëmurë që rrezikojnë nga sëmundjet e tjera dhe jo COVID. Në kushtet e stresit dhe panikut.”- tha Gëzim Xhepa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb