UASHNGTON

Nënpresidenti amerikan Mike Pence po mban distancë sociale nga presidenti i vendit Donald Trump, për shkak se një anëtarë e stafit të tij ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha përpara gazetarëve se zëvendëspresidenti ka bërë zgjedhjen e tij, për të mbajtur distancë sociale nga Trump për disa kohë. Një prej zyrtareve në Shtëpinë e Bardhë, Katie Miller rezultoi pozitiv me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

Pence ka rezultuar negativ me koronavirus, por duke qenë se ka punuar me zonjën Miller, i është rekomanduar mbajtja e distancës sociale. Koronavirusi ka disa kohë që është prezent në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë zyrtarë janë parë të veshur me maska, ndërsa vetë Trump nuk është vërejtur të mbajë ndonjë lloj maske. Ndihmësit më të lartë të Donald Trump testohen përditë për Covid-19. Anëtarët e shtypit pranë presidentit pritet që të testohen nëse kanë koronavirusin, gjithashtu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb