TIRANË

Rektori i Universitetit Luarasi, ish-ministri i Arsimit Ethem Ruka ka ftuar të gjithë maturantët që e kanë përzemër të universitet të para regjistrohen dhe më pas të ndjekin procedurat e tjera të duhura.

Në një lidhje ‘live’ për News24, Ruka tha se situata e krijuar nga koronavirusi ndërpreu një proces të rëndësishëm, atë të promovimit të Universitetit Luarasi nëpër shkolla, por se maturantët e kanë që tani mundësinë të zgjedhin.

“Na u shkëput një proces i rëndësishëm, promovimi i universitetit në shkollat e Shqipërisë. Një proces shumë i rëndësishëm. Procesi filloi dhe tek Luarasi nisën regjistrimet. Iu bëj apel maturantëve shqiptarë që kanë për zemër universitetin Luarasi të pararegjistrohen tek Luarasi dhe më pas të ndjekin procedurat. I kanë që tani mundësitë për t’u pararegjistruar. I ftoj maturantët shqiptarë të zgjedhin universitetin Luarasin, që është një universitet ku bëhet mësim”, deklaroi Ruka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb